Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën e sigurisë ndaj tre kontrollorëve të ndaluar të Albcontrol, pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kontrolloren Flora Ngreca, ndërsa ka lënë në burg dy kolegët e saj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
Kujtojmë se një ditë Prokuroria e Tiranës dërgoi në Gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës kërkonte masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët kërkonte “arrest me burg”.
daj tre kontrollorëve, Prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpun
Kërkesa e Organit të Akuzës është shqyrtuar nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa vetë Akuza përfaqësohej nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Ledina Riza.