Tashmë duket hapur se opozita do të fitojë me 25 prill. Frika e kryeministrit, nervozizmi i tij, loja me ironitë duke mos dhënë asnjë shpjegim në popull për mosrealizimet e tij, acarimi duke nxjerrë ushtrinë, kur mund të përdorte fjalën dhe gjetjen e konsensusit, mungesa e njerëzve në takimet e tij gjoja se ruhet nga pandemia,etj tregojnë se Rilindja ka humbur. Një fakt tjetër mbetet blerja kriminale e sondazheve, të cilat në mënyrë idiote nxjerrin fituese PS, kur mllefi dhe inati popullor mezi pret datën 25 prill.
Humbja ndjehet edhe kur takon ministra apo deputetë të PS, edhe kryebashkiakë të qeverisë të cilët nën zë pohojnë se “jemi të humbur, por nuk na e mban ti themi Ramës se nuk na duan në popull”. Të gjithë e gënjejnë kryeministrin pasi kanë frikë ti thonë të vertetën e humbjes drastike.
Edhe vetë kryeministri e di nga sondazhet me njerëzit e besuar se do të humb, por po luan që të fitojnë deputetë njerëzit e tij besnikë e jo Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi, Gramoz Ruçi e ndonjë tjetër, sepse do ti kërkojnë dorëheqjen nga kryetar i PS.
Baza socialiste e zhgënjyer nga Rilindja nuk do të shkojë në zgjedhje në shenjë revolte ndaj qeverisë.