ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me banorët Njësisë nr. 8 në Tiranë, me të cilët ka folur për shqetësimet e tyre dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Në fjalën e saj, kryemadhi është shprehur se “historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’”.
“Përshëndetje dhe mirë se ju gjeta miq, shokë, motra e vëllezër, familjarë të mi. Këto janë tupanët e ndryshimit, këto janë tupanët e sjelljes së vlerave kombëtare shqiptare, që rilindja kërkoi ti tjetërsojë. I jam shumë mirënjohëse të rinjve të LRI-së, të cilët nuk ndalen në asnjë moment për t’i ofruar çdo vlerë kombëtare shoqërisë së tyre. Sot dua të falënderoj të gjithë organizatorët e këtij takimi. E tha pak më përpara Petriti, që ishim te Njësia 7, tek Njësia 2, sot jemi te Njësia 8, por ajo që është akoma më e rëndësishme dua të theksoj që këtu në këtë vendi, e tha edhe Klevi, përpara disa muajsh, njerëzit, fëmijët u nxorën në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe jo pa qëllim ne sot këtë takim e bëjmë këtu. E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do ti dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do tu dalim për Zot legalizimeve të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Lushnje, në Fier, në Korçë e kudo. Sepse historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’.
Por në asnjë vend të botës ku demokracia është thelbësore, në raste të tilla ku një familjar paguan dritat, ujin, taksat dhe çdo detyrim ligjor, jo vetëm që është i legalizuar, por është super i legalizuar, se ashtu sikurse shteti i merr taksat, ashtu e ka për detyrë ti legalizojë, ti regjistrojë pronën, në mënyrë të tillë që gjithë kjo ekonomi e bllokuar për shkak të legalizimeve, që është përdorur si një mekanizëm korruptiv dhe politik, ti japim fund njëherë e përgjithmonë. Jo vetëm këtu te ‘Bulevardi i Ri’, por edhe tek Unaza e Re. Vepra korruptive e cila nuk solli gjë tjetër, por vetëm korrupsion dhe nxori në pah se si vidhen paratë e taksapaguesve shqiptarë, tregon haptas edhe njëherë atë çfarë rilindja u bën qytetarëve tanë. Unë sot do t’ju ftoja që të votonit numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju keni votuar për veten tuaj, për fëmijët tuaj, keni votuar për të gjithë ata djem dhe vajza që janë larguar nga Shqipëria, për shkak se nuk kanë punë këtu, për shkak se nuk kanë mundësinë ekonomike, për shkak se nuk u dalin për Zot dot prindërve të tyre qoftë për të paguar faturat e kripurave të ilaçeve të COVID-19 apo edhe të shumë sëmundjeve të tjera. E pra, ne duhet të kthejmë djemtë dhe vajzat shqiptare në Shqipëri, sepse në këtë vend të bekuar nga Zoti, mjafton të shikosh këtë kohë të mrekullueshme, e kupton se kush është Shqipëria”, ka thënë Kryemadhi.
Më tej, kryetarja e LSI është shprehur se bashkë me Edi Ramën do të ikë edhe varfëria, edhe papërgjegjshmëria që e ka kapur këtë shtet.
Rama ka ikur, por bashkë me Ramën do të ikë edhe varfëria, edhe papërgjegjshmëria që e ka kapur këtë shtet. Bashkë me Ramën do të ikë edhe papërgjegjshmëria, sepse ne më shumë se kurrë sot duam për familjet tona të ecim përpara dhe ti kemi qytetarët tanë të denjë qytetarë evropianë. Unë pas këtij takimi do të nisem për në Korçë, sepse më pret Endrit Braimllari me gjithë ekipin e mrekullueshëm të Korçës, të cilët përfitoj nga rasti ti përshëndes nga Tirana, sepse ditët po vijnë duke u pakësuar, por energjia vjen duke u shtuar. Jam e bindur që energjia e të rinjve dhe të rejave tanë, të cilët janë pjesë e listës fituese të LSI-së nuk është gjë tjetër veçse energjia e popullit shqiptar, të cilët duan të bëjnë ndryshimin më 25 prill, sepse ndryshimi nuk është flamur politik, por është integrimi evropian i Shqipërisë dhe përfundimi njëherë e përgjithmonë i tranzicionit, i cili i ka lodhur Shqipërinë, shqiptarët dhe familjen shqiptare.
Unë i uroj gjithë të mirat e kësaj bote ekipit drejtues, gjithë listës së Tiranës fituese, sepse që të 36-të janë fituesit e LSI-së. Dua të falënderoj Erion Xhafën, Rremën, Eriona Bixhën, të gjithë ekipin e Njësisë 8 dhe të Njësisë 9, sepse këtu jemi në kufirin midis njësive, por këto kufinj do të jenë vetëm kufij virtualë, sepse kufijtë tanë janë kufij që kalojnë përtej cdo ndjenje, përtej cdo hapësire qoftë kjo edhe vijë e verdhë, edhe vijë e kuqe, edhe vijë jeshile, si ta dojë Edi Rama. Për ne të LSI-së nuk ka kurrë vija, por përkundrazi ka bashkim, bashkim forcash, bashkim energjish, bashkim vlerash. Unë falënderoj Profesor Petrit Baren, i cili për hir të së vërtetës vjen nga Partia Socialiste. Kemi qenë të dy në Partinë Socialiste, unë isha studente, ai ishte profesor dhe mjek, ku aderonim.
Unë mendova, ndoshta edhe për shkak të energjive, apo edhe për shkak të moshës apo edhe për shumë gjëra të tjera, lëviza pak më shpejt se profesori, e bëra ndryshimin, por ardhja e profesorit nga Partia Socialiste, e Blertit, e Denisit, e Brisida Shehaj, e Faik Bashës, që kanë ardhur sot dhe janë kandidatë të LSI-së, që vijnë nga Partia Socialiste, socialistët sot më shumë se kurrë po bashkohen të gjithë bashkë nën siglën e LSI-së, sepse ajo që është më e rëndësishme për ne është ndjenja e solidaritetit, është bashkëpunimi, është ti japim dorën njëri – tjetrit, çdo socialisti, dhe jo për ta kthyer në allishverishe dhe qoka midis njëri – tjetrit, sepse socialistët e vërtetë janë ata që kanë aspiruar për social-demokracinë, për solidaritetin dhe për vlerat e të majtës në Shqipëri. Për ne ka rëndësi të jemi të gjithë bashkë, të ndryshojmë këtë realitet të hidhur dhe të çojmë përpara ëndrrat e fëmijëve të shqiptarëve për të qenë qytetarë evropianë, ashtu sikurse kanë ëndërruar gjithmonë.Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajttë familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!