“Rama të mos provokojë Vlorën. Me Vlorën nuk bëhet shaka”
Ilir Meta paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të jetë atje ditë natë për të parandaluar çdo manipulim të votës.
Nga qyteti i Fierit Presidenti Ilir Meta iu përgjigj akuzave të Ramës duke e akuzuar si “kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur“
“Të mos provokojë Vlorën. Ai është mësuar të korruptojë burrat që turpërojnë edhe fjalën prostitutë. Burra me vese që turpërojnë fëmijët dhe vendin e tyre, por duhet ta dijë që më 25 prill do e marrë përgjigje nga vajzat e Vlorës të Fierit, Durrësit e Tiranës. Presidenca do të jetë kudo, por në radhë të parë në Vlorë.“
Meta paralajmëroi Ramën se do të jetë në Vlorë ditë natë për të ndaluar çdo skenar.
“Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar. Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë.
Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas“
Meta tregon se ka ftuar dhe Damian Gjiknurin në një darkë informale por ky i fundit nuk ka pranuar të shkojë.
Zoti Rama nga Vlora ka lëshuar një akuzë ndaj jush?
Unë dje kam pasur një darkë me të gjithë gazetarët e Vlorës. Kisha ftuar edhe Gjiknurin dhe Leskajn. Madje z. Gjiknuri e ftova përmes një telefonate në prani të dy kolegëve tuaj gazetarë. Ai nuk ka pranuar të vijë. Detyrohet nga Rama të shpifë. Të jetë i qetë edhe Kryeministri edhe ‘tërmeti’, deri më 26 prill do të jem në Vlorë. Janë të ftuar të vijnë të rrijnë me mua.
Të mësojnë poezinë e Ali Asllanit dhe të kuptojnë që me Vlorën nuk bëhet shaka, ‘Vlora ia bën fora’. Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se çdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm.
Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Rama po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar, për të korruptuar edhe opozitën dhe kuptohet që shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij qëoftë korrptimi, por pengesa ka qenë Ilir Meta.
Kjo është një betejë finale, nuk është betejë si të mëparshme. për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, me qëllim që të nxjerr në shitje atë që ka ngelur nga financat publike dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas.
Ai ju ka akuzuar drejtpërdrejtë se jeni organizator i grevës së kontrollorëve?
Ilir Meta:Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Ai nuk e di që dekrete vetëm Presidenti nxjerr. Kur sulmohet rendi kushtetuese i gjithë populli bëhet ushtar, dhe Presidenti është ushtari i parë dhe merr gjithë përgjegjësitë para të gjithë popullit ushtar. Presidenti është ushtar i parë.
Mos të provokojë. Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë. Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre vendin e tyre. Por duhet ta dijnë që më 25 prill do ta marrin përgjigjen nga vajzat dhe nënat e gjithë Shqipërisë që nuk duan të jetojnë në shtëpitë e zbrazura nga të rinjtë që kanë ikur. Rama nuk na i ka falë as gjuhën shqipe dhe as të rionjtë. Fajin e ka Edi Rama që i shërben mafias ndërkombëtare, por me 25 prill do ta marrë përgjigjen”, tha ndër të tjera nga Fieri Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Pyetje: Sa në mbrojtje do të jetë presidenca në zgjedhjet e 25 prillit?
Meta: Presidenca do të jetë edhe në terren dhe gjithandej por në radhë të parë do të jetë në Vlorë, sepse është në qendër të shqiptarëve.