Deri më tani, mosha më e re që ka të drejtë të vaksinohet në Amerikë janë 16 vjeçarët.
Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Dr.Janet Woodcock
thotë se agjencia do të shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur,
kërkesën e Pfizer për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, te
grupmoshat 12 deri në 15 vjeç, informon CNN.
Sipas Rochelle Walensky, drejtoreshës së Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i rasteve me Covid-19 dhe intubimet janë në rritje, veçanërisht për të rinjtë, ndërsa vdekjet janë në rënie.