ikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburgut në moshën
99-vjeçare është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje
brenda Familjes Mbretërore, ka thënë ish-kryeministri, Sir John Major.
Sipas BCC, Sir John, i cili ishte kujdestar për princat William dhe
Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se ai shpresonte që kjo do t’i
jepte fund çdo “fërkimi” mes vëllezërve.
Ai gjithashtu tha që Mbretëreshës i duhej kohë për të kaluar
hidhërimin e humbjes së bashkëshortit. Komentet e tij erdhën ndërsa
Kryepeshkopi i Canterbury mbajti një shërbim përkujtimi. Mbretëresha e
ka përshkruar vdekjen e burrit të saj si një boshllëk të madh në jetën e
saj ka thënë Duka i Jorkut.
Kryepeshkopi pritet gjithashtu të drejtojë funeralin e dukës të
Shtunën, në të cilin Princat William dhe Harry do të marrin pjesë të dy.
Duka i Sussex do të fluturojë nga SHBA-ja për shërbimin, megjithëse nuk
është e qartë se kur. Meghan Markle, e cila është shtatzënë, do të
qëndrojë në shtëpi në Kaliforni me këshillën e mjekëve.
Një periudhë zie kombëtare do të përfundojë pas 17 Prillit, kur
varrimi i Princ Filipit bëhet në Kapelën e Shën Gjergjit të Kalasë së
Windsor. Një minutë kombëtare heshtje do të mbahet që të përkojë me
fillimin e shërbimit në 15:00 BST.