Dje ishte një ditë interesante. Drejtuesit e dy qendrave prestigjioze të kontrollit të sëmundjeve (CDC e Amerikës dhe e Kinës) komentuan rreth vaksinave.
Z. Gao Fu, drejtori i qendrës kineze pranoi se vaksinat kineze
ofronin një mbrojtje të ulët ndaj virusit. Më tej, Z. Gao Fu bëri një
lloj apologjie për hijen e dyshimit që kishte hedhur në dhjetor për
vaksinat me ARN.
Ndërkohë, Zj. Rochelle Walensky, drejtore e qendrës amerikane, ndau
për herë të parë me publikun të dhënat nga aplikimi i vaksinave Prifzer
dhe Moderna. Praktika tashmë tregon se këto vaksina jo vetëm që ofrojnë
mbrojtje, por edhe janë treguar të efektshme në parandalimin e
infeksioneve, pra në krijimin e imunitetit të grupit.
Tashmë bëhen edhe më relevante dy pyetjet që i janë drejtuar prej
kohësh Boratit, ministrisë dhe komitetit të boratëve, për të cilat
publiku nuk ka marrë ende përgjigje:
1. A ka refuzuar ministria e shëndetësisë blerjen e vaksinave Moderna dhe Pfizer para se të kontraktonte CoronaVac?
2. Sa është çmimi që është duke u paguar për blerjen e vaksinës CoronaVac?