Fushata elektorale po ndizet fort, por Vlora me sa duket do jetë
përleshja e këtyre zgjedhjeve. Krejt bandat e pushtetit dhe Rilindjes
kanë zbarkuar në Vlorë dhe Sarandë.
Atje ndodhet edhe Presidenti Republikës, Meta për të dhënë mesazhe se
votat nuk duhen prekur dhe se bandat do ndëshkohen pas 26 prillit.
Bandat e Rilindjes kanë filluar blerjen dhe pazaret në qarkun Vlorë,
por opozita do fitojë bindshëm. PD dhe LSI do jenë fituese në këtë qark
sikurse në gjithë vendin. LSI merr tre mandate të sigurta tregojnë
burimet pranë selisë së PS-së, ndaj kryeministri është acaruar me Damian
Gjiknurin. E ka kërcënuar para kryesisë së PS-së të qarkut.
E premtja e fundit me datë 23 prill Presidenti do të organizojë mu në
Vlorë, si simbol i Flamurit, miting të madh tip “2 marsi” për të dhënë
mesazh gjithë forcave politike se duhet të respektojnë Ligjin dhe të mos
prekin votat.
Po kështu Presidenti nga Vlora do të bëjë thirrjen e fundit drejtuar shqiptarëve që të shkojnë të gjithë në votime.