3 gola për 3 pikë, Ilir Daja ka më shumë se një arsye për të festuar, çlirohet më në fund ofensiva e kuqe

3 gola kishte shënuar Partizani në 5 ndeshjet e fundit, 3 gola i
shënojë vetëm Bylis në ndeshjen e fundit të fazës së tretë. Ilir Daja ka
më shumë se një arsye për të festuar për këtë fitore të pastër, e para
dhe më e rëndësishmja, i mban në garë për titullin kampion, Teuta mbetet
dy pikë larg dhe një fitore që vjen pas dy barazimeve radhazi pa gola.
Më në fund faza sulmuese arriti të zhbllokohet në bllok, Junior, Asani
dhe Eraldo Çinari arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Në këtë pikë të
sezonit, Daja ka më shumë se kurrë nevojë për këto lojtarë, në garë janë
dhe nëntë ndeshje ku të mos humbasësh nuk mjafton më, duhen pikë të
plotë për të synuar deri në fund titullin kampion, i vetmi objektiv i
mbetur në valle.

1

Kalendari në javët në vijim vjen me ulje ngritje të forta, sfida të
lehta në letër por dhe përballje direkte, ku çdo pikë e lënë mund të
ketë një ndikim të madh në fund. Për momentin dy rivalët më të mëdhenj
të Partizanit janë Vllaznia dhe Teuta, dy kundërshtarë që të kuqtë nuk i
kanë mposhtur asnjë herë ketë sezon. Në asnjë moment nuk duhen harruar
as Laçi e Tirana, dy ekipe që ndodhen aty, të gatshëm për të përfituar
nga çdo hap fals i Partizanit.
(BalkanWeb)