Gjimnazistë që lenë mësimin për të marrë pjesë në takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama.
Denoncimin e bën një i ri përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.
Organizatori i siguron të rinjtë që telefonon se nuk do ketë probleme
nga shkolla pasi për pjesëmarrësit ka leje, raporton Ora News.
“Gjimnazistët i heqin nga mësimi per takim me Humbës Ramën në Librazhd! Dëgjoni audion dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan ish kryeministri Berisha.
“Mirembrëma dr. Sot anetare te FRESSH Librazhd kanë marrë në
telefon gjimnazistë e ju kanë thënë që nesër vjen Rama dhe ju presim në
qendër. Më jepni emri t’ju shkruaj në lita e mos marrësh mungesë. Unë e
bëra video dhe po ta dërgoj ty“, shprehet qytetari.