Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të statuseve në
rrjetet sociale, shkruan se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të
shoqërisë.
Basha thekson se 34 për qind e familjeve shqiptare paguajnë rryshfet për shërbime bazike.
“Cila është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar që të paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim bazik?
Janë 34 për qind. Sipas Transparency International, vendi ynë
renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti 34 për qind”, u shpreh
Basha.