FIER
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 34-vjeçar me akuzën për
përndjekje. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve
në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën
penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos.
Ditën e djeshme, 34-vjeçari ka përndjekur një shtetase të mitur 17
vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
procedurale.