Mpirja e pjesëve të trupit shumë shpesh lidhet me simptoma të problemeve shëndetësore.
Ekspertët e Shëndetësisë thonë se njohja e simptomave dhe sëmundjeve
që i shkaktojnë ato është shumë e rëndësishme për të marrë më pas
kujdesin e duhur në kurimin e tyre.
Është e rëndësishme që ju të këshilloheni me mjekun tuaj menjëherë
pasi të vini re që keni këto simptoma. Shpeshherë mpirja e këmbëve mund
të jetë paralajmëruese edhe e sëmundjeve të rënda.
Skleroza e shumëfishtë: Sigurisht një ndër sëmundjet që shkakton
mpirje të shumë pjesëve të trupit, përfshirë edhe këmbët, është skleroza
e shumëfishtë. Megjithëse nuk është sëmundja e vetme simptoma, mpirja
dhe pickimi i këmbëve vjen kryesisht nga kjo lloj skleroze.
Mpirja nga kjo sëmundje do të përhapet në këmbët tuaja dhe do të
zgjasë për ditë me radhë e madje edhe javë. Njerëzit që vuajnë nga
skleroza e shumëfishtë përjetojnë mpirje tek njëra këmbë dhe dobësim të
tjetrës. Ndaj ecja është thuajse e pamundur. Mpirja do të jetë e
vazhdueshme dhe njësoj në të gjithë këmbën në rastin e kësaj sëmundjeje.
Diabeti: Më shumë se gjysma e personave që vuajnë nga diabeti
zhvillojnë edhe forma të caktuara të neuropatisë. Kjo shkakton humbje të
funksionit dhe kontrollit të nervave përgjegjës për lëvizjen. Dëmtimi
më i zakonshëm nga diabeti është ai i neuropatisë periferale ku sinjalet
e dërguara nga truri nuk përkthehen në lëvizje. Kjo shkakton mpirje,
djegie ose pickim të këmbëve.
Këto pickime dhe mpirje mund të fillojnë deri në 3 muaj pasi diabeti
të ketë prekur trupin tuaj. Sigurohuni të bëni një analizë glukoze nëse
këto simptoma janë të shpeshta.
Mungesa e vitaminave: Mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve mund
të shkaktojë neuropati periferale dhe mpirje të këmbëve. Nëse keni
mungesa të mëdha të vitaminës B12 në trup atëherë me shumë mundësi do të
përjetoni këto kriza. Mungesa e vitaminave bashkë me sëmundje si
diabeti mund ta shtojnë dëmtimin e nervave në trup dhe të shkaktojnë
mpirje të vazhdueshme të këmbëve.
Tiroidet: Tiroidja apo tiroidja e poshtme mund të shkaktojë problem
me mpirjen e këmbëve dhe dëmtimin e nervave. Shumë persona që vuajnë nga
ky lloj i veçantë i tiroides me shumë mundësi vuajnë edhe nga diabeti i
tipit 2. Të dyja këto sëmundje bashkë shkaktojnë një mos funksionim
normal të këmbëve tuaja.
Problemet kardiovaskulare: Edhe problemet me zemrën shkaktojnë
dëmtime neurologjike që lidhen më pas me vështirësi në kontrollimin e
këmbëve. Mpirja dhe djegia e këmbëve mund të jenë simptoma të shpeshta.
Shtylla kurrizore: Një numër problemesh me shtyllën kurrizore lidhen
ngushtë me mpirjen e këmbëve. Në shumë raste dëmtimi i shtyllës
kurrizore nga faktorë të jashtëm apo sëmundje si skleroza e shumëfishtë
shkaktojnë këto simptoma.
Këpucët e ngushta: Shpeshherë edhe zgjedhja e këpucëve ndikon në
shëndetin e këmbëve tona. Nëse vishni këpucë që janë shumë të ngushta
mund të ndalojnë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojnë mpirje
të këmbëve.