Rama maskon kameramanin e Bolinos si ‘militant të PD’

Kryeministri, Edi Rama, publikoi sot një video nga tuneli i “Rrugës së Arbrit” dhe u pa krah një personi që kishte vënë maskën e Partisë Demokratike.

Me një skenar të thurur, Rama, tentoi ta shiste personin në fjalë si demokrat të flaktë, teksa shkruante krah videos se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, duke nxjerrë edhe PD-në nga tuneli.

Por, si qëndron e vërteta pas kësaj videoje?

Burimet e “Dosja.al” tregojnë se kryeministri Edi Rama e ka shkëputur këtë video nga xhirimet që po bënte Report TV.

Dhe djali që ka vënë maskën me logon ‘Shqipëria fiton’, në të vërtetë është operatori i televizionit të Karlo Bolinos.