“Numri i ulët i studentëve në Universitetin e Shkodrës “Luigj
Gurakuqi” është një këmbanë alarmi që bie për secilin prej nesh, për
shkak të keq qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës”.
Kështu deklaroi drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati i
cili bashkë me kandidatët e tjerë të Partisë Demokratike, zhvilluan një
takim me pedagogë të këtij universiteti, ku këta të fundit listuan disa
problematika shqetësuese në lidhje me arsimin e lartë.
Pedagogët evidentuan si problem themelor emigrimin e rinisë, duke u
shprehur se kjo është pasqyruar në uljen e numrit të studenteve në
auditore. Sipas tyre, shkaku kryesor për këtë emigrimin masiv por edhe
numri i ultë i studentëve në universitetin “Luigj Gurakuqi”, është
pasiguria ndaj së ardhmes në këtë vend dhe mungesës së mbështetjes të të
rinjve.
Një tjetër problematikë që ngritën, ishte edhe nënvlerësimi i figurës
së arsimtarëve, mbyllja e degëve të ndryshme në universitetin e
kryeqendrës së veriut, trajtimi ndryshe i universitetit publik me atë
privat dhe rroga e ulëë e pedagogëve.
Pasi u njoh me shqetësimet që këta të fundit ngritën, Helidon Bushati
u shpreh se arsimi është në fokusin e programit të partisë denokratike
dhe kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha.
Për këtë ai u angazhua se qeveria e dalë nga vota e 25 prillit,
vendimin e parë që do të marrë do jetë anulimi i këtij ligji dhe vënia
në funksion të autonomisë universitare. Gjithashtu, edhe sa i takon
rrogës së pedagogëve, Partia Demokratike ka një plan, ku rroga për
pedagogë nga 900 euro dhe për profesorë nga 1300 euro. Bushati tha se
“do të financojmë kostot për familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të
vjetra në muaj, do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më
të mirë dhe 36 milionë euro për dixhitalizimin”.
TAKIMI
Pedagogu Arben Prendi: Problemi i universitetit tonë këto ditë është se
një pjesë e mirë e degëve janë në kushtet e mbijetesës. Qeveria thotë që
gjatë këtyre viteve reforma ka arrit sukses, suksesi mesa duket është
ky që gjysma e degëve të universitetit me shku në mbyllje. Ky sukses
është i cuditshëm, me punu qeveria me pas kyt sukses, mu më duket e
cuditshme dhe nuk e di cfarë prespektivet do të mendojnë për të ardhmen
nqs gjysma e universitetit do të mbyllet.
Kena ba përpjekje disa herë për me komuniku me qeverinë, ka qenë e
pamundur sepse gjithmonë na kanë “tund” ligjin. Ligji thotë kështu ,
ligji duhet me u zbatu kështu. Por, nqs ligji thotë me mbyll një
univerisitet atëherë ku është ana pozitive e këtij ligji?
Prandaj, unë do të kërkosha që nqs ju do të jeni shumicë , uroj të
jeni shumicë në parlamentin e ardhshëm, ligji i prë që do të ndryshoni
është ligji për arsimin e lartë. Nqs e krahasojmë me para 8 vjetve, unë
persoanalisht dhe shumë kolegë konstatojmë se jena mrapa. Nota mesatare
që ka vendos qeveria gjatë këtyre vieteve, ka detyruar edhe studenta
shumë të mirë, me notë mesatare shumë të mirë me ik jashtështetit. Pra,
nuk është ky kriteri i notës mesatare që na e “tundin” si flamur andej
këtej, në fakt është e kundërta sepse janë duke largu edhe studentët me
mesatare 9.7,9,8.5. Pra, nuk funksionon ajo që thotë qeveria që
mesatarja është çelësi i artë, çelësi magjik.
Vendosni në vend dinjitetin e pedagogut edhe përmes një pagët më të
mirë, por edhe përmesë kushteve më të mira të punës edhe përmes
mbështetjes në aspektet e tjera.
Pedagogu, Adem Bekteshi: Sot, ne hasim vështërsi në degët e
mësuesisë. Vështërsia nuk është vetëm tek mesatarja, vështërsinë e shoh
më thellë. Po të vëmë re këto vitet e fundit, figura e mësuesit duke
fillu që nga klasa e parë deri në fund të shkollës së mesme , po edhe
figura e pedagogut është zhvlehtësuar si figurë. është zhvlehtësu qoftë
në aspektin e përgjegjësisë që ka pas mësuesi , qoftë edhe në aspektin
financiar në krahasim me profesionet e tjera.
Pedagoge Violeta Alushi: Një problem tjetër është sepse ne edhe
studentët që vijnë me mesatare të mirë në Shkodër, nuk arrijmë ti mbajmë
për master sepse është kriju një larmi kaq e madhe e numrit të
programeve, por ama nuk ka literaturë. Pjesa më e madhe e programeve në
universitet janë vetëm me leksionet e pedagogëve.
Pedagogu Gëzim Puka: Gabim është tek konceptimi i fakulteteve si
fakultete mësuesie. Nuk ka asnjë lloj sensit që fakulteti i shkencave
shoqërore apo fakulteti i shkencave të natyrës të na nxjerrin mësuesa.
Nuk është në destinacionin absolutisht të këtyre fakulteteve. Fakulteti i
shkencave të natyrës përgatit biolog, punonjës që merren me mjedisin ,
etj. Fakulteti i shkencave sociale përgatit njerëz që merren…shkrimtar,
albanolog, etj. Pse duhet këto fakultete të nxjerrin edhe mësues?
Pedagogu, Emiljano Pjetri: Nuk mund të pranoj në asnjë mënyrë që
universitete shtetërore të trajtohen ndryshe nga universitetet private
duke u nis që nga mënyra dhe afatet e regjistrimeve pranë këtyre
institucioneve të arsimit të lartë, ku universiteteve private i lihet në
cdo moment 10 ditë- 15 ditë kohë më tepër sesa universiteteve
shtetërore. Unë shpresoj që përfaqësuesit tan në parlamentin e ardhshëm
të lobojnë fuqishëm që pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” të jetë edhe
programi i studimit në mjekësi. Unë uroj që jo vetëm në katër vjeçarin e
parë, por 100 ditëshin e parë të qeverisjes që përkon me fillimin e
vitit të ri akademik në Shqipëri shumë gjana të jenë ndryshe.
Helidon Bushati: Ju jeni garantët e standartëve për të ardhmen , ju
jeni ato që fromëzoni të ardhmen, formëzoni studentët, ju jeni
formëzuesit e studentëve.
Problematikat që lidhen me arsimin janë problematika që ju i njihni
shumë mirë. Unë e thash edhe më përpara si një njohës në cilësinë e një
pedagogu të shumë viteve përpara, kam një lloj familjariteti me
problematikat e arsimit, mungesa e investimeve, pagat e ulëta. Duke iu
referuar situatës në Shkodër, që lidhet me numrin e ultë të studentëve
sidomos në disa degë, si e mësuesisë të cilët vëjnë në rrezik
ekzistencën e fakulteteve dhe kjo për dy arsye mendoj unë, njëra arsye
është pragu ose nota mesatare e vendosur nga institucionet qendrore dhe e
dyta është pjesa e pamundësisë financiare. Në këto kushte, partia
denokratike ka një plan të qartë si përsa i përket studentëve, mundësisë
së tyre për të vazhduar studimet duke eleminuar diskriminimin ekonomik,
duke mundësuar që cdo studentë i cili ka mundësitë dhe dëshirën të mund
të vazhdoj studimet.
Në këto kushte, ne parashikojmë një ndihmesë financiare duke
eleminuar gjitha taksat universitare për studentët të cilët vijnë nga
familje me të ardhura nën nivelin e 640mijë lekë të vjetra në muaj. Për
ato që janë mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj ka një përgjysmim të
tarifave, dmth një 50% të tarifave universitare dhe gjithashtu për
studentët që vijnë nga familjet me probleme ekonomike apo familje në
nevoj kemi 5000 bursa, të cilat mbulojnë jo vetëm tarifat universitare
por mbulojnë të gjithë shpenzimet universitare vjetore të studentëve.
Kjo bëhet për të mundësuar që cdo njeri që mbaron shkollën e mesme të
ketë mundësi të vazhdoj ciklin universitar pa u disktiminuar nga
situata, nga gjendja ekonomike.
Partia Demokratike, në fokus të saj është mundësimi i studimeve për
studentët. Paga e pedagogëve do të bëhet 900 euro dhe profesorëve 1300
euro, po ashtu edhe paga e mësuesi do të shkojë në 700 euro është një
pagë që i intereson një pjese të madhe, është ndofta pjesa më e madhe e
trupës mësimore për të treguar vëmendjen që do të ketë qeverisja e
partisë demokratike edhe për arsimin para universitar. Shifra e dytë që
desha të jepja është në përqindje, 5.1% e prodhimit të brendshëm bruto
do të shkojë për arsimin.