Krisje në LSI-në e Vlorës?! Meta përgjigjet prerë dhe paralajmëron: Nëse ndizet ky qytet, e dini vetë!

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit u pyet nga gazetarët nëse ka krisje të
LSI në Qarkun e Vlorës, por përgjigjja e tij ishte e prerë dhe e
shkurtër, që ka zero interes për këtë parti në Vlorë dhe në gjithë
Shqipërinë.

“Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të
mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i
ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohen. Ka një
skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë
votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25
prill do të triumfojë referendumi, në thelb të së cilit janë liria dhe
demokracia”, tha Meta.