Kryemadhi nxjerr pamjet nga pritja në Lushnjë: Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi thotë
se fundi i politikës së vjetër meskinë, të interesave personave është
vetëm 10 ditë larg.

Teksa ka publikuar pamjet e takimit dhe pritjes së djeshme nga
qytetarët në Lushnjë, Kryemadhi thekson se më 25 prill rilindja do të
mposhtet dhe do të kthehet besimi i rinisë tek Shqipëria.

“Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 prill.
Të gjithë e urrejnë politikën e vjetër meskine, të interesave personale.
Fundi i atyre që duan ta mbajnë ende në këmbë këtë model të shëmtuar,
që nuk i shërben qytetarëve dhe vendit, është vetëm 10 ditë larg.
Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria.
Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 Prill”, deklaron Kryemadhi.