Pamjet skandaloze/ Bie propaganda e Rilindjes, Freshistët shfryhen në party pas mbledhjes me Ramën

Një festë e çmendur ka qënë ajo e të rinjve të Librazhdit menjëherë
sapo kryeministri Edi Rama u largua nga qyteti. Një video është
publikuar në rrjetet sociale ku kryetarja e FRESSH-it në Librazhd,
Brixhilda Biçaku ka mbledhur të gjithë të rinjtë përkrahës të Partisë
Socialsite në një ambient të mbyllur për të festuar.

Megjithëse kryeministri ka bërë një propagandë të vazhdueshme për të respektuar masat anti-Covid dhe se e keqja sipas tij po vjen nga partitë e tjera, duket se Rama e ka brenda në partinë e tij ‘ të keqen’.

Në video dëgjohet teksa kryetarja e FRESSH-it në Librazhd i kërkon të
rinjve që të mos filmojnë dhe nëse dikush dehet, shoku t’i marrë
telefonin nga dora. Ndërkohë Biçaku nuk ndalet me kaq, por i premton të
rinjve dhe një ‘mega party’ tjetër kur kryeministri të vij sërish.