Brad Pitt në karrocë me rrota, dyshime mbi gjendjen e tij shëndetësore të aktorit të njohur

SHBA

Ylli i Holliwood-it, Brad Pitt u pa duke dalë nga një qendër
mjekësore në Beverly Hills me një karrocë, duke shkaktuar shqetësim për
gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas ‘Page Six’, ylli Once Upon a Time in Hollywood, ishte për një
takim dentar. Eshtë e pasigurt nëse aktori po përjeton ndonjë shqetësim,
pasi ishte tepër i ‘maskuar’, me syze dielli dhe me maskë.

Për më tepër është e panjohur se çfarë procedurë dentare kreu ai.
Eshtë e mundur që Brad Pitt të jetë në një karrocë, për shkak të
politikës spitalore, të cilët mbajnë përgjegjësi nëse pacientët dëmtohen
gjatë daljes nga institucioni.