“PDIU siguron rreth 50 mijë vota në zgjedhje”, Mesila Doda: Asnjë qeveri s’do e kalonte skandalin e të dhënave personale pa shpjegim. Të hetohet!

Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda deklaroi se kjo parti
synon që në zgjedhjet e 25 prillit të sigurojë rreth 50 mijë vota.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Doda tha se PDIU është
koordinuar me PD-në për fushatën elektorale, ndërsa shtoi se votat
përkthehen në 5 mandate.

“Kam pasur mundësi edhe përmes njohjeve të mija të mëparshme, që të
jem në këto zona. Është një punë 36 gradë që kemi zhvilluar gjatë kësaj
kohe. Takoj persona që më parë kanë pasur përkrahur PS-në. Ajo që shoh
në bazë është entuziazëm për të ndryshuar në 25 prill. Jemi koordinuar
edhe me PD-në, por kemi pasur mbështetësit tanë. S’kemi tentuar që të
marrim elektoral nga partitë e tjera. Vetë çështja kombëtare është ende,
megjithëse është tentuar që të shfokusohet, por besoj se shqiptarët e
kanë të qartë se kjo çështje është me rëndësi për sot dhe nesër. Besoj
se kjo është detyra e çdo partie politike, që të punojë. Bashkimi
ekonomi mes shqiptarëve kudo ku jetojnë, krijimi i hapësirave që nuk
kanë barriera mes tyre do të sillte një zhvillim të menjëhershëm. Vendet
e mëdha kanë ndryshuar kur kanë dyfishuar tregjet. Sot jemi diku tek
2.8 mln. Ndërkohë që edhe Kosova ka mbetur shumë pak. Nëse krijojmë një
sinergji të përbashkët, do konsiderohemi si një treg i madh dhe do të
kemi një lëvizje më të madhe mes nesh. Duhet të krijojmë një
mini-Shengen kuq e zi. Ne besoj se do të kemi rezultate, jo vetëm në
Tiranë por edhe në Elbasanin dhe Durrësin. Ne duhet të kemi pritshmërinë
e përhershme që shkon deri në 50 mijë vota. Janë mandate shtesë që i
jepen opozitës. Janë qarqe çifte këto. 4-5 mijë vota në Durrës janë një
mandat shtesë për opozitën. Kontributi i PDIU është i madh dhe sjell 5
mandate. Është një listë e përbashkët e të djathtës shqiptare që
kryesohet nga PD. Por kontributi jonë duhet të jetë duke u fokusuar në
arritjen e fitores. Do të duhet të heqim këtë bandë që është sot në
pushtet. Momentet e arritjes së marrëveshjes kanë një lloj tensioni, por
këtë radhë nuk ka qenë ashtu. Vazhdoj mendoj se që do të duhej të
kishim krijuar edhe një sinergji më të madhe. Por edhe me dy lista mund
të optimizojmë rezultatin, janë llogaritje të mirëmenduar. Ne kemi bërë
një marrëveshje parimore dhe afatgjate, për praninë tonë brenda këtij
koalicioni. Është marrëveshje që është respektuar. Duhet të mendojmë për
krijimin e një forcë të madhe që duhet të ndryshojë vendin. Vendi është
në zgrib. Në pikën e tij më kritike dhe askush nga politikanët nuk ka
luksin që të mendojë për veten e tij. Të jeni të bindur se kandidatët
tanë do të marrin të gjitha votat që ka PDIU në qarqet e saj. Do të kemi
një rrugë të gjatë, edhe nesër në qeverisje, për të arritur dhe
çështjen e përfaqësimit apo dhe çështjen e kauzës tonë kombëtare. PDIU
do të jetë pjesë e qeverisjes nesër. Gjera konkrete s’kemi. S’mund të
jetë asnjë politikan normal në këto kushte që të shkojë deri tek ky
debat. Kemi rënë dakord në parim që do të jemi bashkë, si pjesë e të
sotmes dhe të nesërmes.”, tha Doda.

Duke u ndalur tek gjuha e përdorur në fushatën elektorale mes Edi
Rama dhe liderit të PD-së, Basha, Doda tha se kryeministri që në krye të
herës përdori shprehje buliste. Ndërsa për Bashës, Doda tha se ai ka
ruajtur një standard që e mban prej vitesh, jo agresiv.

“Fushata interesante pa dyshim. Shoh një standard të cilit edhe nuk
ia kemi kuptuar zotit Basha. Ruajtjes së një formati që ai e ka prej
shumë vitesh, jo agresiv. Ndërkohë që shohim një fushatë nga
kryeministrit, me një gjuhë buliste, dhe sot bën atë që di të bëjë më
mirë. Kur nuk i ecën që të bëjë të fortin, bën servilin. Dje pash që i
thoshte; pse Luli?! Ky është një njeri që ka probleme karakteriele.
Opozita di të reagojë në momente të caktuara, pasi po sjell në mënyrë
normale figurën e një lideri normal. Rama vazhdon që të jetë brenda një
lloj fjalori që nuk sjell asnjë reagim tek njerëzit. I papërshtatshëm
për të dhe për kryeministrin e Shqipërisë. Një kryeministër nuk mundet
që të dalë si një opozitë që kërkon që të marrë pushtetin.”, theksoi
ajo.

Mes të tjerash nënkryetarja e PDIU-së, u ndal edhe tek çështja shumë e
përfolur e këtyre ditëve, që është përdorimi i të dhënave personale nga
PS-ja. Doda tha se edhe ajo e kishte zbuluar patronazhisten e saj,
ndërsa shtoi se kjo çështje duhet të hetohet nga njerëz që nuk kanë
frikë nga pushteti dhe që duan drejtësi.

“E kam zbuluar patronazhisten time, ishte një zonjë, një grua. E pash
edhe në FB, por nuk e njoh fare. Mesa duket të gjithë ne kishim nevojë
për një sy nga jashtë. Asnjë qeveri s’do e kalonte këtë skandal pa
shpjegim. S’mund të jetë kjo mënyra e trajtimit të individëve. Ajo që më
shqetëson mua është se E-Albania është një aset ku janë dhënë të dhënat
tona personale, sigurimet shoqërore, të dhënat bankare. Këtu do të
duhet të hetohet, jo vetëm nga SPAK që fle dhe kryetari që votonte PS,
por nga njerëz që nuk kanë frikë nga pushteti dhe do të duhet të bëjnë
drejtësi. Ai (Rama) po përpiqet që të mbajë me çdo kusht pushtetin se e
di se çfarë ka bërë. Ai po luan me gjithçka për gjithçka. I bëj thirrje
anëtarëve të opozitës që të jenë në ruajtje të votës dhe mos të bëhen
pre e trazirave të PS. Mbikëqyrja më e madhe bëhet nga ne shqiptarët më
mirë. Ne shqiptarët votojmë dhe jemi përgjegjës për të ardhmen tone. Ju
lutem të gjithë shqiptarëve; dilni votoni në 25 prill. Mos përtoni, Një
shtetar që nuk voton, nuk ka të drejtë që të votojë nesër. Duhet të jeni
qytetarë aktiv për të ndryshuar këtë realitet që keni sot.”, përfundoi
Doda.