Pas Vlorës, ambasadorja Yuri Kim vizitoi Fierin. Në një proncim për
mediat, Kim ishte e qartë në paralajmërimin e saj për këdo që do të
tentojë të deformojë vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Yuri Kim: E vemtja gjë që mbështesim
është e drejta e popullit shqiptar të shprehin vullnetin përmes votës së
tyre dhe paralajmwrojmw kundër kujdo që dëshirojnë të mohojnë këtë të
drejtë duke blerë votën ose duke shitur votën. Është shumë e rëndësishme
që votuesit të mbajnë mend se kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë. Në
një demokraci, shoqëria civile ka rol jetik.
Gjatë vizitës në Fier, Kim zhvilloi një takim me votues për herë të parë.
Diplomatja amerikanë u shpreh e surprizuar nga njohuritë e tyre mbi
procesin zgjedhor dhe shprehu bindjen se demokracia shqiptare është në
drejtimin e duhur.
Yuri Kim: Në Fier u takova me votues
për herë të parë dhe më bëri përshtypje sesa shumë dinin për procesin e
votimit. Patëm një diskutim shumë të mirë në lidhje me atë që ata
mendojnë. Jam besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e
duhur dhe vërtet shpresoj që të rinj të tillë do të mund të ndihmojnë
Shqipërinë.