Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim
me qytetarët e njësisë nr. 6 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kishin
dalë në rrugë për ta pritur.
Kreu i opozitës, theksoi se një departament i posaçëm do të bëjë
rivlerësimin e qytetarëve të dëmtuar, ndërsa garantoi se pallatet e reja
do të ndërtohen atje ku kanë qenë të vjetrit që u dëmtuan nga tërmeti.
‘Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat.
Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty, Është një shqetësim i madh,
pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të
Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë
para 1 muaj.
Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj
qeverie, Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e
rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet
rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as
diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë
ju garantoj.
E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë
përshpejtohet. Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen
aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin
tuaj.
Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të
vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu
si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme.
Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e
juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9.”, tha Basha.