“Kush shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes, kush e blen nuk është i denjë”, ambasadorja e SHBA mbështet deklaratën e Ipeshkve: Mesazh i fuqishëm

TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim mbështet deklaratën e
Ipeshkve katolikë për shitblerjen e votës, një çështje e shumëpërfolur
dhe e nxehtë në aktualitetin politik. Ambasadorja e SHBA e cilëson
deklaratën e tyre një mesazh të fuqishëm.

“Mesazhi i fuqishëm i Ipeshkve katolikë: ‘Shitblerja e votës është
plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të
familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk
është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon’, shkruan
ambasadorja Yuri Kim.