Rama nga Lezha iu rikthyer sërish çështjes se bashkëpunimit me kryeopozitarin Basha pas zgjedhjeve.
Sipas Ramës, Basha nuk mund të kthejë një përgjigje Po, sepse është një kukull me bateri që mund t’ia heqin bateritë të tjerët.
Rama: E patë ça bëri Iliri se ma thanë tani, e
thoshte Luli po të dojë ta bëjë tani atë marrëveshje. Unë dje i thashë
jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitës sepse ata janë në opozitë dhe
do të vazhdojnë të jenë në opozitë. Nëse është e mundur të shikojmë
përtej ndasive politike pse jo, por ama thashë me një kusht që Luli të
ndahet nga Saliu dhe Ilir, nga çelësat që e kurdisin se janë 2.
Po Luli nuk thotë dot po sepse i heqin bateritë, është kukull me
bateri sepse vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë Spiderman
njëherë Borëbardhë. Njëri nga xhuxhat tjetri shet e blen vezë tjetri jep
e merr borxhe. E përsëris është e rëndësishme të shkojmë përtej
politikës, është e rëndësishme që politikanët të japin provën se mund të
shkojmë përtej politikës. Duan s’duan ata ne do ta bëjmë këtë vend
kësaj pune i ka vdekur nona.