Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë ndalesës së tij në
zonën “Don Boskos” iu desh të sforcohej në fjalimin para mbështetësve të
tij për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Pa mikrofon, Basha tha se mazhoranca mund të heqë energjinë por drita dhe ndryshimi në 25 prill është i pashmangshëm.
“Siç e shikoni nuk kam mikrofon, më thonë nuk ka drita, kanë
hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç i kanë lënë në
errësirë tetë vite Shqipërinë edhe 5 apo 6 ditë të tjera, po për 10 ditë
energjia për ndryshim do të ndezë dritën e shpresës. Në 25 prill numrin
9. Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.