“Kemi qenë përballë presioneve”, Kryemadhi kujton vendimin për djegien e mandateve: Nuk jemi partia e karrigeve. Vetëm 9 ditë nga fitorja

Teksa na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e
LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur sot në një takim në Laprakë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se ndryshimi tashmë ka ardhur,
ndërsa theksoi se më 25 prill qytetarët do të votojnë numrin 6, LSI-në.
Mes të tjerash Kryemadhi tha se vendimi për djegien e mandateve ishte i
fortë, por që tregoi se LSI nuk ishte për karriget, por kishte dinjitet.

“Ndryshimi ka ardhur. Është në të gjithë Shqipërinë. Të dashur miq
nga sot ne kemi edhe 9 ditë të tjera. 9 ditë që do të jenë të forta,
energjike, të cilat na çojnë drejt fitores. Me 25 prill, ju do të votoni
numrin 6 dhe unë jam krenare që me qindra dhe mijëra të rinj e të reja,
jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, dalin dhe më presin me
makina dhe flamuj, pa pasur pikë presioni. Deklarohen hapur. Kjo është
kënaqësia ime më e madhe. Kjo mbështetje që i jepni LSI nuk është
thjesht një entuziazëm për secilin nga ne, por është detyrim i madh që
nga unë e para dhe nga deputetet e LSI-së duhet të kenë ndaj rinisë
shqiptar3 për të realizuar pikë për pikë çdo detyrim tonin për qytetarët
shqiptarë, me 5 prioritet tona. Që nga djegia e mandateve ne të LSI
kemi qenë përballë një presioni të madh, përballë presionit mediatik,
ndërkombëtar, dhe institucion dhe përballë presionit me vetveten. Ne sot
e dimë shumë mirë, se djegia e mandateve ishte një ndër veprimet më të
mira që ne bëmë. Treguam se kemi dinjitet dhe ngrihemi mbi çdo disfatë
dhe treguam se nuk jemi partia e karrigeve. Djegia e mandateve pati një
kosto të madhe për Shqipërinë dhe politikën.”, tha Kryemadhi.