“Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e
intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve
rreth menaxhimit të Covid dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e
dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij.”
Kryeministri i Shqipërisë ka refuzuar dhe ka injoruar median
prestigjioze, por arsyet e kësaj shmangie dalin qartë në reportazhin në
fjalë: Në vendin tonë situata, nuk është ashtu si duket nga propaganda e
Edi Ramës.
Kryeminstri është duke bërë një fushatë të shfrenuar duke e trajtuar
pandeminë si një histori suksesi, por në syrin e gazetares gjermane dhe
fakteve që ajo ka mbledhur në terren, gjithçka rezulton ndryshe.
“Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të
gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali
i provincës mezi sa siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000
njerëz. Një katastrofë në këtë krizë Covid. Janë të detyruar edhe t’i
kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë.
“Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin
nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga
mungesa e oksigjenit”.
Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në
njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para
diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për
politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje” –
kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar Covid.
“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja). Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet”, shkruhet mes të tjerave në reportazhin tronditës të ZDF.