A është kjo Shqipëria që kemi besuar dhe ëndërruar? Mediu u kërkon votën qytetarëve

Në ditët e fundit të fushatës elektorale, kryetari i Partisë
Republikane, Fatmir Mediu u ka kërkuar zgjedhësve që para se të votojnë
ti ngrenë vetes disa pyetje.

Në këtë mënyrë, sipas tij, do të kenë më të thjeshtë për të marrë vendim se cilën forcë do të zgjedhin në 25 prill.

”A janë fëmijët tanë sot në mundësinë për tu arsimuar dhe edukuar
për tu bërë të vlefshëm për familjet e tyre? A e kanë ata mundësinë për
të ndërtuar një familje në Shqipëri sot? A është kjo Shqipëria që kemi
besuar dhe ëndërruar? A është kjo Shqipëria që na jep dinjitet edhe
vlerë?

Për Mediun emigracioni masiv është ndër momentet më të vështira të vendit

Rreth 490 mijë të rinj dhe të reja, intelektual, profesionist janë larguar nga Shqipëria.

Ndaj kreu i Republikanëve ka kërkuar votën për koalicionin e opozitës
si mundësia më e mirë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.