LSI e Vlorës pritje entuziaste për Monika Kryemadhin

Në orën 11.00  mbahet mitingu i madh i LSI-së në Vlorë, në hyrje të
Lungomares. Që prej orëve të para të mëngjesit, jo vetëm LRI, por edhe
me qindra e qindra të rinj të Vlorës po marshojnë drejt mitingut të
Monika Kryemadhit.

Të tjerë i janë drejtuar hyrjes së qytetit për të pritur kryetaren e
LSI dhe për t’ju bashkuar më pas mitingut të madh. Një pritje
madhështore i është rezervuar kryetares së LSI-së nga qytetaret dhe të
rinjtë e Vlorës, që asnjëherë me parë nuk është parë në këtë qytet të
Flamurit.

Mbështetja e LSI në Vlorë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme
dhe kjo dëshmohet edhe nga atmosfera pozitivie që mbizoteron sot në
qytetin bregdetar.

LSI ka emra të spitakur si kandidatë për deputetë, të cilët, sipas
sondazheve në popull do jenë tre të sigurtë, duke i sjellë humbje Edi
Ramës, që rënditet numri 8 në listën e PS.

Vlora do jetë qarku që do të zbojë Edi Ramën nga pushteti, duke i
sjellë humbje në rang qarku. PD dhe LSI do jenë fituesit e zgjedhjeve jo
vetëm në Shqipëri, por kryesisht në Vlorë.