Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar të dënuar në Itali për vrasje.
Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Braka, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka
dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.