Fier, sekuestrohen 210 fara kanabisi, pranga të riut

cia e Fierit në
bashkëpunim me atë të Divjakës kanë goditur një tentativë për kultivim
të bimëve narkotike, prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike,
duke sekuestruar 210 fara kanabisi.

Pas një pune hetimore disa mujore, u bë i mundur arrestimi në
flagrancë i shtetasit T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”

“Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i
Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është
kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i
kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ua shiste shtetasve E. C., 33 vjeç
dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit
E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.