re vëllezër mbetën të plagosur në kryeqytet, prej tyre njëri me mjet prerës pas një konflikti me disa persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Sauk. Mësohet se të plagosurit
janë të afërm të kandidatit për deputet në radhët e LSI, Klodian Doka,
por nga policia bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive banale.
“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë
Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të
shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç,
pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për
motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D.,
27 vjeç (vëllezër). Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende
të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës
shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”
njoftoi policia.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Ndërkohë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.