Java mbyllet me shi, ja parashikimi i motit për sot

erritori i vendit tonë vijon të mbetet me mot të paqëndrueshëm edhe këtë të dielë.

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me vranësira të cilat
do të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formë
rebeshi.

Por në vijim parashikohet përmirësim i përkohshëm i motit, duke sjellë intervale me kthjellime në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të
ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 30 km/h
nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.