Basha: Janë zgjedhje vendimtare, do kemi pjesëmarrje të madhe

Kryetari i PD-së në kuadër të fushatës elektorale ka qenë këtë mbrëmje në Rreshën të Mirditës.

Basha theksoi se mirditorët kanë dëshmuar se janë trima ndër histori dhe se ata do të votojnë për ndryshimin.

“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe
në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e
ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në
emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e
dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama
se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të
humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe
motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të
ardhmen e vendit”, tha Basha.