Edi Rama është tashmë në një takim me të rinjtë në Tiranë. Prej aty
ai ka folur edhe për patronazhistët. Rama është shprehur se ata janë
çelësi kryesor i zgjedhjeve. Madje ai ka shtuar se të gjithë u merrni të
keqen patronazhistëve.
Patronazhistin nuk e krijuam ne, është edhe në Angli. Gjithashtu, është figura kyçe në zgjedhjet mes Republikanëve dhe Demokratëve në SHBA. Duhet të mbajë shënim, se çfarë perceptimi ka me ata që takon. Kshu që le të thonë ça të duan ata. Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicie dhe dëshirën për të shkuar në klasa të larta, duhet ta fillojë nga patronazhimi. Patronazhistëve t’u merrni të keqen./syri