Reperi Black Rob, i lindur si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i
njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka vdekur në
moshën 51 vjeçare.
Vdekja u konfirmua nga ish-shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një video-mesazh emocionues të shtunën në Instagram.
“Rob vdiq rreth një orë më parë”, tha Curry. “Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet”.
Ai shtoi, “Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”.
Mark kishte bërë javën e kaluar një apel të ‘GoFundMe’ për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’.