PD çon në SPAK deputetin Jurgis Çyrbja, Paloka tregon për çfarë akuzohet

Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, në konferencën për
mediat nga selia e degës lokale të PD, njoftoi se kanë çuar në SPAK
deputetin aktual dhe kandidatin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim
detyre”.

Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet nga PD për firmosjen
brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy
emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se edhe javët e fundit Çyrbja ka qenë i
pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe
legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.