Deri në pranverën e ardhshme, lagjia e parë te zona e “5 Majit”, ku
do të sistemohen një pjesë e familjeve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan
rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të jetë gati.
Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj inspektuan punimet në kantierin që brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri.
Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, për të qenë një tjetër pol i Kryeqytetit, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42” me mbështetjen e Presidentit Macron.