Kryeministri, Edi Rama, bëri atë që di të bëjë më mirë,
relativizimin e asaj që po konsiderohet si skandali më i madh politik
në historinë 30 vjeçare të pluralizmit.
Shumë prej qytetarëve të Tiranës janë njohur tashmë me patronazhistët
e tyre në PS që u kanë përvetësuar të dhënat personale, por Rama
zgjodhi të na prezantojë sot me figurë një pjesë të tyre, të paktën
kështu ju referua dhjetëra të rinjve të PS që i mblodhi para Fakultetit
të Shkencave të Natyrës.
Rama: E përdorën si fjalë për të
krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe që monitoron
njerëzit. Patronazhisti nuk është një figurë që e shpikëm ne. Është
figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes
dy partive më të mëdha të botës në SHBA. Patronazhisti është ai që
angazhohet aty ku jeton dhe ku i kërkonte që të trokasë dhe të
kontaktojë me një numër të caktuar familjesh.
Të kontaktojë me një numër të caktuar dhe të mbajë shënim se
çfarë perceptimi ka me ato që takon. Janë majtas apo djathtas. Le të
thonë se çfarë të duan ata, se atë punë kanë, patronazhimi është klasa e
parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien për të shkuar me
lartë e fillon nga patronazhimi. Dikush mund të jetë edhe 60 vjeç dhe
është patronazhist i familjes së vet.
E ndërsa Meta i cilësoi fuksa, Rama pati një mesazh për Presidentin.
Rama:Mesazhi im për ata merren me
patropnazhistët duke filluar nga Ilir Meta, ku është kamera? Ja,
patronazhistëve t’ju merrni të keqen! Mos harroni asnjëherë
patronazhistët ju njohin se kush jeni, mos ta çoni në mend që
patronazhistëve tanë ua fshini mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni
dhe po vijmë pas jush dhe në 25prill ju do ta shikoni sa mirë ju njohim
juve, edhe ju do të habiteni. Kur votat të fillojnë të numërohen ju do
ta kuptoni pse ne juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim. PS
nuk është Edi Rama, Edio Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.