Bob Dylan, këngëtari me famë botërore fiton çmimin Nobel në Letërsi. Motivacioni i dhënë nga akademia shkencore suedeze është “krijimi i shprehjeve të reja poetike”, në traditën e muzikës amerikane. Sekretarja e akademisë Sara Danils e përshkroi Dylan si një model, një shembull për mënyrën sesi ka kombinuar ritmin me refrenet dhe mënyrën e tij brilante të të menduarit. Këngë të tij, u shndërruan në refrenet e lëvizjeve për të drejtat e njeriut dhe në refrene paqeje.