Shtëpia franceze “Artcurial” do të nxjerrë në ankand një punë të rrallë të piktorit Henri de Toulouse-Lautrec, e cila paraqet një repart spitalor në Paris në 1891 ku kryhet një operacion, një temë që nuk është pikturuar kurrë në atë kohë.
Me titull “Një operacion nga Doctor Péan në Spitalin Ndërkombëtar”,
vepra iu dhurua po atë vit nga artisti, mjekut të tij Frédéric
Baumgarten, i cili shfaqet në pjesën e pasme të pikturës.
Kjo kryevepër kishte mbetur në familjen e Doctor Baumgarten nga ajo kohë.
E ekspozuar vetëm një herë në 1914, piktura vlerësohet midis 600,000 dhe 900,000 euro.
Por drejtori I drejtori i Artcurial, Bruno Jaubert shprehet se:
“Duke marrë parasysh faktin që është një vepër e rrallë,
cilësinë piktoreske, historinë e saj dhe faktin që për 130 vjet nuk
është rishfaqur kurrë, nuk do të çuditesha që të shitej pak më shumë”.
Në pikturë portretizohet një infermiere që shoqëron një pacient në një barelë.
Në sfond, Doctor Péan, me të zeza, duke qëndruar nga pas, po kryen
një operacion. Pranë tij një infermiere dhe një ndihmëse, dhe, përreth
mjekë.
Në pjesën e pasme, dritare të mëdha prej xhami, pasi në atë kohë, punohej me dritën e ditës.
Piktori Toulouse-Lautrec është më i njohur për pikturat e tij mbi
kabaretë, bordellot, rrugët dhe kuajt, për këtë arsye kjo tematikë
vlerësohet ndër më të veçantat që ai ka pikturuar.
Vepra pritet të dalë në ankand më 29 qershor në Paris.