Inter nuk del as i fituar dhe as i humbur ndaj një rivali si Napoli në “Maradona Stadium”. Zikaltërit ndalen pas 11 fitoreve radhazi në Serinë A duke humbur mundësinë e një rekordi të ri teksa u ndal në barazim 1-1 me Napolin, rezultat mëse i drejtë edhe pse shumë herë u goditën shtyllat e trarët nga të dyja ekipet.
Ishte Napoli që kaloi në avantazh në pjesën e parë falë një gafe të Handanoviç të cilit i rrëshqet topi nga duart në përplasje me De Vrij dhe në pjesën e dytë u përgjigj Christian Eriksen me një gjuajtje nga jashtë zone për të vënë barazpeshën.
Edhe pse të dyja ekipet u përpoqën duket se kënaqeshin me një rezultat të tillë i cili lejon Interin të jetë më afër titullit ndërsa Napoli që mbetet në vendin e pestë por edhe më pranë Juventusit të një pozicioni më lart.