Horror në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve

Një krim i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur
pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas
në Itali.

51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. 

Pas vrasjes 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar tek forcat e rendit.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e
para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve
që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.