Çfarë është SuperLiga e Europës dhe si do të funksionojë

Futbolli europian bëhet gati për një ndryshim radikal teksa 12 klube
elitare zyrtarizuan krijimin e SuperLigës, një event jashtë tutelës së
UEFA-s dhe Fifas, i cili ne thelb parashikon që të ketë gjithmonë
ndeshje mes klubeve më të mira në një ligë të vetme dhe gjithçka
sigurisht bëhet për më shumë para.

Çdo klub themelues do të ketë të paktën 350 mln euro të ardhura,
shumë marramendëse duke menduar të ardhurat që marrin sot. Ndërkohë në
pritje të klubeve gjermane dhe franceze që nuk janë bashkuar ende, 12
klubet që vendosën të krijonin SuperLigën janë: Real Madrid, Barcelona,
Atl. Madrid, Juventus, Milan, Inter, Chelsea, Liverpool, Man. United,
Man. City, Arsenal e Tottenham.

Ndërkohë edhe formati i këtij eventi që tani shumë të kritikuar është bërë publik.

  • 20 klube do të marrin pjesë, 15 klubet themeluese dhe pesë ekipe
    të tjera shtesë që do të klasifikohen çdo vit bazuar në performancën e
    sezonit të kaluar.
  • Të gjitha ndeshjet do të luhen gjatë javës,
    të gjitha klubet do të vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse
    kombëtare, duke ruajtur kështu kalendarin tradicional.
  • Sezoni do
    të fillojë në gusht me pjesëmarrjen e klubeve në dy grupe me nga 10, të
    cilët do të luajnë ndeshje vajtje-ardhje; 3 më të mirët nga secili grup
    do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Skuadrat që
    përfundojnë të 4-të dhe 5-të do të luajnë një playoff shtesë me dy
    ndeshje
  • Playoff me dy ndeshje do të luhen nga çerek-finalet për
    të arritur në finale, e cila do të luhet si një lojë e vetme në maj në
    një vend neutral.