Presidenti Ilir Meta thotë se punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë
vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht
në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Sipas tij, këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në
zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e
qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa shteti i kapur hap 10 mijë vende pune në administratën
publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët,
Meta thotë se dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe
mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.
Meta: Mirë që na survejojnë, por edhe
t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum
popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit
dhe patronazhistëve.
Presidenti thekson se me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.