Partia Demokratike Vlorë denoncon në Prokurori drejtorin e Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë Shkëlqim Leskaj.
PD e akuzon Leskaj se ka punësuar dhe vazhdon të punësoj në mënyrë të
kundraligjshme individë, duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar
nga kodi i punës.
Në këtë kallzim të drejtuar Prokurorisë së Rrethit Vlorë, Partia
Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur
Prokurorinë, gjatë këtij hetimi.
Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë!
Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, Kallzimin
Penal kundër Drejtorit të SH.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë Shkëlqim
Leskaj.
Ne si subjekt politik kemi rënë në dijeni të faktit se:
Drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime, kohët e fundit dhe deri ne
momentet e këtij kallëzimi, ka punësuar dhe vazhdon të punësoj në mënyrë
të kundraligjshme individë, duke anashkaluar çdo procedurë të
parashikuar nga kodi i punës.
Në dijenin tonë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime, këto rekrutime
të këtyre personave, i bën duke marrë prej tyre premtimin që këta dhe
familjarët e tyre do të votojnë në mënyrë të kushtëzuar subjektin në
pushtet, Partinë Socialiste.
Drejtuesi i Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë me veprimet e tij të
mirëmenduara dhe mirëorganizuara që kanë qëllime elektorale ka kryer
Punësime në këtë institucion pa asnjë kriter dhe në kundërshtim të plotë
me Kodin e Punës. Pranë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, në dijenin tonë,
organika është e mbingarkuar nga punësimet elektorale.
Në këtë mënyrë të përdorur nga drejtori i “Tërmetit”, duke
punësuar pranë institucioneve shtetërore individë me qëllimin e
garantimit të votës për subjektin politik në pushtet PS përbën vepra
penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe Korrupsioni Aktiv në zgjedhje
parashikuar nga nenet 248 dhe 328 i kodit penal.
Në këtë kallzim të drejtuar Prokurorisë së Rrethit Vlorë, Partia
Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur
Prokurorinë, gjatë këtij hetimi.
Kërkojmë nga ky institucion të angazhohet seriozisht, për të
ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara
përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime!