SuperLiga vs UEFA, pritet një “luftë” e madhe gjyqësore

Pas krijimit të SuperLigës së Europës ka patur reagime të forta nga
UEFA dhe FIFA të cilët kanë kërcënuar se do të padisin ne gjyq madje do
të kërkojne edhe dëmshpërblim deri në 60 miliardë Euro ndaj skuadrave
rebele dhe kjo do të sillte nje mori gjyqesh me padi e kundërpadi ndaj
njëra tjetrës. Për të ruajtur veten nga masa të tilla që mund t’i
ndëshkojë në të ardhmen, 12 klubet evropiane që zyrtarizuan lindjen e
Superligës dje në mbrëmje informuan drejtuesit e FIFA dhe UEFA se tashmë
janë ndërmarrë veprime ligjore për t’i parandaluar ata që të ndërmarrin
veprime për të penguar fillimin e garës së re.

Vendimi për të ndërmarrë veprime ligjore nga klubet u raportua në një
letër të publikuar nga The Associated Press dhe iu drejtua presidentit
të FIFA-s Gianni Infantino dhe homologut të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ne jemi të shqetësuar që FIFA dhe UEFA mund t’i përgjigjen kësaj iniciative duke kërkuar të marrin masa ndëshkuese për të përjashtuar çdo klub ose lojtar pjesëmarrës nga garat e tyre përkatëse,” ngrihet shqetësimi i SuperLigës në letrën për Infantino dhe Ceferin.

 “Megjithatë, ne jemi të detyruar të marrim masa për të mbrojtur veten nga një reagim i tillë i pafavorshëm,
i cili jo vetëm që do të rrezikonte angazhimin për një financim për
eventin tonë, por do të ishte i paligjshëm.  Për këtë arsye, SLCo (Super
League Company) ka depozituar një kërkesë para gjykatave kompetente për të siguruar krijimin dhe funksionimin e Kompeticionit sipas ligjeve në fuqi”,
shkruhet në letrën paralajmëruese te 12 klubeve që konsiderohen tanimë si Rebelë ndaj sistemit aktual te futbollit europian.

FIFA nga ana tjetër e quajti krijimin e SuperLigës si një veprim mbi
principet bazë të futbollit dhe vlerave që përfaqëson por ishte më
racionale në deklarata duke mos përmendur përjashtime apo masa drastike.

Ndërkohë mësohet se SuperLiga e krijuar nga 12 klube ka mandatuar
bankën më të fuqishme në botë, JP Morgan e cila do të financojë
menjëherë 3.5 miliardë Euro për klubet që krijuan këtë kompeticion të
ri.