Komisioni Evropian dhe Austria pritet të shpallin sot përfundimin e
marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave Covid-19 për Ballkanin
Perëndimor.
651,000 dozat BioNTech / Pfizer (nga të cilat Shqipëria do të marrë
145,000) financohen nga Komisioni Evropian dhe do të ndahen me ndihmën e
Austrisë.
Shpërndarja e parë për gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor
pritet në maj, me dorëzime të rregullta që do të vazhdojnë deri në
gusht.