“More is more” ishte rregulli i artë për vetulla sa më të bukura dhe
sa më në trend. Moda i donte vetullat e trasha, të dendura dhe të
mirëformuara.
Sidoqoftë, duke kaluar një vit në shtëpi, larg qendrave
estetike dhe pa ndonjë nevojë reale për rregullimin e tyre, moda
ndryshoi standardet e bukurisë për vetullat.
Harroni ato që dinit deri sot.
Tani vetullat duhet të duken sa më natyrale me trashësinë e tyre natyrale.
Në fakt, vetullat tani duhet të kenë ngjyrë të hapur dhe jo të theksuar.
Po,
ju po e lexoni shumë mirë, epoka post-covid19 për vetullat, i dëshiron
ato pa ngjyra të theksuara dhe me tonalitete të sfumuara në ngjyrën tonë
të lëkurës. Kjo do të thotë që ju mund të duhet të ndaloni së theksuari
ato.
Sigurisht, nuk do të ndaloni t’i mbushni lehtë dhe të përsosni formën e tyre.
Por duhet të filloni të ndiqni vijën e tyre natyrale.
Ngjyra e tyre nuk duhet të jetë e theksuar. Kështu që nëse dëshironi, mund t’i lyeni për të hapur pak ngjyrën, është gati një domosdoshmëri këtë vit, pavarësisht nëse jeni bjonde apo brune