Nuk e ndali shiu entuziazmin e mbështetësve të Partisë Demokratike të
cilët ishin mbledhur për të pritur kandidatin për kryeministër Lulzim
Basha.
“Shiu I bekuar është bereqeti i fitores tonë më 25 prill. Vota
për PD-në do të hap rrugën për integrimin europian të vendit, do të hapë
vende pune. Do të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve duke nisur nga
fitorja më 25 prill “ premtoi Basha.
Nuk mund të mos ndalej në incidentin e ndodhur dje në zyrën e PD-së
në Kavajë duke deklaruar se fitorja e opozitës më 25 prill është e
pashmangshëm.
“Nuk e kyç dot fitoren as sulmi burracak i Edi Ramës dje. Nuk e
ndal dot këtë uragan shprese. Ramën e ka tmerruar humbja, sepse e di
shumë mirë se më 25 prill Shqipëria fiton e ai humb. Kavaja ndezi
fushatën tonë për ndryshim dhe do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.
Nuk ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve të cilat i ngjajnë vetëm vendeve diktatoriale.